Pak ditë pas kthimit nga Italia, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në sy, 28 vjecari Erjon Vishkulli u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, ku dha dëshminë e tij lidhur me plagosjen gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. Pas daljes nga Prokuroria, duke përcjellë mesazhin që Shqipëria u përket qytetarëve, Vishkulli kërkoi drejtësi për atë që i ka ndodhur. I riu mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ndërsa për këtë ngjarje Prokuroria ka nisur hetimet. Menjëherë pas mbërritjes së tij nga Italia, Vishkulli është njoftuar për t’u paraqitur në organin e akuzës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të incidentit.