Xhaferri: Spiropali duhet të pendohet, jo të viktimizohet, ka qenë në majat e qeverisjes

Deputeti demokrat Besart Xhaferri foli në emisionin “Prime News24” për zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe reagimet e Elisa Spiropalit pas largimit të saj nga grupi parlamentar socialist.

Sipas Xhaferrit, deklaratat e Spiropalit nuk tregojnë ende qartë nëse ajo synon të angazhohet në opozitë. Ai tha se është herët të parashikohet se si do të vijojë përplasja e saj me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Të lidhura

None found

Xhaferri vlerësoi se Spiropali mund ta ketë të vështirë të krijojë besueshmëri në një rol opozitar, pasi për një kohë të gjatë ka qenë në nivelet më të larta të qeverisjes.

“Spiropali nuk jep sinjale konkrete, mund të jetë herët. Duhet parë se si do të evoluojë metamorfoza e Spiropalit drejt një opozitëbërjeje, ku ka vështirësi të gjejë kredibilitet, sepse ka qenë në majat e qeverisjes”, u shpreh Xhaferri.

Ai shtoi se ish-kryetarja e Kuvendit nuk duhet të shfaqet si viktimë e përplasjes politike. Përkundrazi, sipas tij, ajo duhet të shprehë pendesë për veprimet e mëparshme dhe bashkëpunimin me Edi Ramën, që kritikat e saj të merren seriozisht.

“Spiropali nuk duhet të bëjë viktimën, por të penduarën për gjërat që mund të ketë bërë gabim dhe për bashkëpunimin me Edi Ramën. Pastaj mund të besohen akuzat që ajo hedh”, deklaroi deputeti i PD-së.

Xhaferri përmendi edhe raste të mëparshme të ish-figurave socialiste, të cilat, pas konflikteve me mazhorancën, sipas tij, janë viktimizuar dhe kanë mohuar përgjegjësinë përballë akuzave të drejtësisë.

Ai theksoi se Spiropali duhet të flasë me sinqeritet për rolin dhe përgjegjësitë që ka pasur kur ishte pjesë e drejtimit të Partisë Socialiste, nëse synon të fitojë besimin e publikut.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel