Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Samaticë të bashkisë Dimal.
Viktimë e aksidentit ka mbetur 67-vjeçari Zenun Zeka, banues në këtë fshat, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar i përmbysur në një kanal.
Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa trupi i tij është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.
Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.