Moti në Shqipëri, vranët dhe me shi

Shqipëria të enjten do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
SHMU njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.
Ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave/stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike priten të jenë prezentë që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.
Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit, perëndim-dhe jugperëndim në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe rrebesheve afatshkurtra.
Në lartësinë mbi 1200 metër në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/




































