Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, e cila po zhvillohet në kryeqytet.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga punimet e këtij forumi të rëndësishëm ekonomik.
Rama shkruan se Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, si edhe figura të shquara të politikës europiane e ekonomistë të mirënjohur.
Kryeministri shton se punimet e konferencës vijojnë edhe ditën e sotme, me pjesëmarrjen e të ftuarve të tjerë, panele diskutimi dhe takime pune, që synojnë nxitjen e bashkëpunimit e investimeve të huaja në rajon.
“MIRËMËNGJES dhe me disa fragmente nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni, si edhe figura të shquara të politikës europiane e ekonomistë të mirënjohur, e ku sot konferenca vijon me të tjerë të ftuar, diskutime e takime pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sot seancë plenare, Kuvendi voton për Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale! Rendi i ditës
“Burrnia është punë grash”, Nurellari: Veprimet e Spiropalit, Veliajt dhe Koçekut janë të mirëpritura
Mesazhi i ambasadorit amerikan për SPAK-un, gazetari Dedaj: SHBA-të kanë ardhur për interesat e tyre, jo për Shqipërinë
- 07:48 Ministri i Brendshëm: Objektet e Forcave Ajrore Malajziane janë përdorur për transportimin e drogës
- 07:41 Sot seancë plenare, Kuvendi voton për Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale! Rendi i ditës
- 07:32 Salvadoriani i deportuar gabimisht mbërrin në Spanjë pas betejës ligjore në SHBA
- 07:21 Komisioni Evropian propozon sanksione ndaj një banke dhe tre kompanive nga Serbia
- 07:15 Kushner: Putin na siguroi se nuk do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë
- 06:25 Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më