Reshje intensive dhe rrezik përmbytjesh në disa qarqe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar në veri të Shqipërisë do të sjellë prezencë të vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë në zonat veriore dhe veriperëndimore, duke rrezikuar përmbytje në qarqet: Bajram Curri, Shkodër, Pukë, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.
Orët e pasdites dhe natës do të shtojnë intensitetin e shirave në zonat jugore dhe juglindore të vendit. Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 22°C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 85 km/h nga drejtimi kryesisht jugor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 6 ballë.




