Kronikë
Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse hidhet në oborrin e një banese

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnatës në fshatin Lalm i Ri, në Lezhë.
Mësohet se tritoli është hedhur në oborrin e një banese, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




