KG Mobility, që më parë njihej si SsangYong, ka zbuluar fotografitë e para të gjeneratës së ardhshme të SUV-it të saj kryesor Rexton, i cili pritet të dalë në treg gjatë vitit 2027.
Modeli i ri, i quajtur KGM Rexton PHEV, do të pajiset për herë të parë me një sistem hibrid që mund të karikohet nga priza.
Të lidhura
None found
Ndryshimet nuk prekin vetëm motorin, pasi SUV-i parashikohet të lërë mënjanë shasinë tradicionale dhe të kalojë në platformën T2X të kompanisë kineze Chery.
Nga pamjet e publikuara, pjesa e përparme të kujton modelet e Jeep-it, falë grilës me pesë hapje vertikale dhe fenerëve të hollë me teknologji LED.
Ndërkohë, pjesa e pasme ka ngjashmëri të dukshme me Range Rover-in, veçanërisht për shkak të dritave vertikale dhe formës së bagazhit.
Prodhimi pilot ka nisur në muajin tetor, ndërsa KGM pritet të japë më shumë detaje në dhjetor.
Rexton i ri do të debutojë në tregun e Koresë së Jugut në janar të vitit 2027, por nuk parashikohet të ofrohet në Shtetet e Bashkuara.








