Një banesë në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë të Jugut ka qenë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 25 nëntor 2026, në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në 17:00.


Viktima, një grua kosovare, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e saj, nga ku kanë arritur të marrin stolitë e arit.

Në kohën kur është kryer vjedhja, në banesë nuk ka qenë askush.

Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/