Stuhitë përfshijnë bregun lindor dhe perëndimor të SHBA-së, shtyhen mbi 6,000 fluturime
Stuhitë që kanë përfshirë të dy brigjet e SHBA-së këtë të enjte po vështirësojnë udhëtimet për miliona amerikanë që janë nisur për të festuar Ditën e Falënderimeve.
Në Bregun Lindor, parada e 100-të e Ditës së Falënderimeve e organizuar nga Macy’s është shtyrë për herë të parë në historinë e saj, për shkak të parashikimeve për reshje shiu dhe erëra të forta, raporton CNN.
Më shumë se 6 mijë fluturime janë vonuar dhe afro 150 janë anuluar të mërkurën. Vonesat vazhdojnë në aeroportin e Miamit, edhe pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) hoqi ndalimin e përkohshëm të fluturimeve, të vendosur pasi një avion mallrash doli nga pista.
Perëndimor po përballet me përmbytje të rënda bregdetare. Valët e fuqishme kanë shembur një pjesë të molit në Pacifica, në jug të San Franciskos, ndërsa batica e lartë ka thyer rekordet e nivelit të ujit në zonën e San Diegos.
Bregu Lindor mund të përballet me nivelet më të larta të ujit që nga super-stuhia Sandy e vitit 2012.
Disa zona të Delauerit dhe Nju Xhersit janë gjithashtu në rrezik të konsiderueshëm për ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erërave të forta.
Nvidia pezullon dërgesat e serverëve drejt 4 vendeve të Azisë Juglindore pas ashpërsimit të kontrolleve nga SHBA-ja
Pas rënies së tre raketave ruse në territorin e saj, Polonia kufizon fluturimet në kufirin lindor
Britania strehon avionët ushtarakë në hangare dhe instalon rrjeta mbrojtëse nga frika e sulmeve me dronë
- 09:21 Nvidia pezullon dërgesat e serverëve drejt 4 vendeve të Azisë Juglindore pas ashpërsimit të kontrolleve nga SHBA-ja
- 09:16 Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anulohet trageti me Brindisin
- 09:12 Fermin Lopez do të humbasë ndeshjen kundër Atletico Madrid, shkak kartoni i kuq pas protestës ndaj arbitrit
- 09:06 Pas rënies së tre raketave ruse në territorin e saj, Polonia kufizon fluturimet në kufirin lindor
- 09:00 Britania strehon avionët ushtarakë në hangare dhe instalon rrjeta mbrojtëse nga frika e sulmeve me dronë
- 08:52 Brad Pitt dhe Angelina Jolie zgjidhin një betejë ligjore disavjeçare për një vreshtari të përbashkët