Një sasi lënde plasëse dyshohet se është hedhur në verandën e një banese në lagjen “Lalm i Ri” në Lezhë, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 02:55, në banesën e shtetases me inicialet D.Gj. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar autorin ose autorët e dyshuar.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve.