Aktualitet

Shira dhe dëborë, moti sot!

Vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme mesatare deri të dendura. Sipas SHMU-së, reshjet e shiut u bënë prezente që në orët e para të ditës, në pjesën më të madhe të territorit, por me intensitet të ulët.

Në zonën e veriperëndimit, reshjet e shiut janë me intensitet mesatar deri të lartë, në formën e shtrëngatave/stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në perëndim e jugperëndim, në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes, shirat marrin intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e rrebeshe afatshkurtra.

Në lartësinë mbi 1200 metër në veri e në verilindje bie borë me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit, deri 20. Valëzimi në dete është i forcës 3-5 ballë.