Sunderlandi siguron të ardhmen e Granit Xhakës

Sunderlandi siguron të ardhmen e Granit Xhakës

09:30, 26/11/2026

Sunderlandi ka siguruar të ardhmen e Granit Xhakës me një lëvizje që ishte mbajtur e fshehtë deri më tani.

Klubi anglez aktivizoi vitin e kaluar një klauzolë për zgjatjen e kontratës së mesfushorit zviceran, duke e lidhur atë me “Macet e Zeza” deri në verën e vitit 2029.

Ky detaj doli në pah gjatë interesimit të Chelseat për Xhakën në merkaton e verës. “Blutë” e Londrës synonin ta transferonin mesfushorin dhe thuhet se ai ishte i hapur për këtë mundësi, madje kishte arritur një marrëveshje në parim për kushtet personale.

Chelsea shpresonte ta ribashkonte Xhakën me Xabi Alonson, ish-trajnerin e tij te Bayer Leverkusen, por Sunderland refuzoi disa oferta që raportohet se arrinin rreth 8 milionë funte.

Sipas Sunderland Echo, klubi kishte aktivizuar opsionin e zgjatjes së kontratës përpara se të niste saga e transferimit, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e tij në negociata dhe duke bërë të mundur mbajtjen e mesfushorit.

Xhaka, 34 vjeç, ka kaluar së fundmi një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi në pulpë, të pësuar në ndeshjen ndaj Chelseat, që e la jashtë sfidës me Aston Villan dhe ndeshjeve të Zvicrës në nëntor.

Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit sezonin e kaluar, me 34 paraqitje në Premier League, një gol dhe gjashtë asistime, ndërsa skuadra përfundoi në vendin e shtatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco