Gjashtë shtetas nga Turqia, të moshës 22 deri në 25 vjeç, janë ndaluar nga policia në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, për shkak se qëndronin në Maqedoninë e Veriut pa leje qëndrimi.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndalimet janë kryer më 25 nëntor, në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj të përfshirëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e MPB-së bëhet e ditur se më 25.11.2026, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, punonjësit policorë të SPB Shkup, duke vepruar sipas planit të shërbimit për lajmërim-çlajmërim për muajin nëntor, arrestuan F. (22), M.S. (22), S.T. (25), T.J.E. (23), S.B.S. (25) dhe M.Ç. (22), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak të qëndrimit të parregulluar në shtet.








