Menjëherë shkaktohen polemika pas ndeshjes së Champions League, PSG-Roma, që përfundoi 2-2.
Disa tifozë të abonuar në tribunën Boulogne të skuadrës franceze, sipas “Rmc Sport”, kanë pretenduar se ishin shënjestër e koreve raciste që vinin sektori mik, ku ishin vendosur tifozët e Romës.
Disa të tjerë kanë pohuar se kanë parë përshëndetje naziste po nga tifozët miq.
“PSG ka bërë me dije se i ka marrë shumë seriozisht këto fakte”, shkruan portali i njohur.
“Po bëhen verifikime për të qartësuar plotësisht se çfarë ka ndodhur. Sipas burimeve tona, klubi francez ka informuar delegatin e UEFA-s në lidhje me ngjarjen”.
Nëse këto denoncime rezultojnë të vërteta, klubi parisien do të kërkojë ndëshkim ekzemplar ndaj personave përgjëgjës, siç ka ndodhur në shtator të 2022-shit gjatë ndeshjes PSG-Juventus, kur u verifikuan episode racizmi dhe përshëndetje naziste në sektorin mik të stadiumit.
Dy tifozë italianë u arrestuan dhe më pas u dënuan nga gjykata franceze me gjoba dhe ndalim të hyrjes në stadium.
Po ashtu, një tifoz i Barcelonës iu nënshtrua një procedimi gjyqësor për shkak të një përshëndetjeje naziste në stadiumin e PSG-së, në prill të 2024-ës”.
© SYRI.net
Sot luhen plot 36 ndeshje: Europa League dhe Conference League pushtojnë futbollin evropian
Sunderlandi siguron të ardhmen e Granit Xhakës
Befasi të mëdha në mbrëmjen europiane, Bayerni mposhtet, Liverpooli fiton bindshëm, Muriqi vendimtar!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: