Një zjarr ka përfshirë një lokal në Karbunarë të Vogël, i cili është shkrumbuar totalisht.

​Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Karbunarë të Vogël, ku një bar-kafe është përfshirë nga flakët dhe është djegur totalisht.

​Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë gjatë natës dhe për shkak të përhapjes së shpejtë, ambienti ka pësuar dëme të mëdha materiale, duke u shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht,nuk raportohet për persona të lënduar.

​Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa pritet që hetimet dhe verifikimet e mëtejshme të përcaktojnë me saktësi rrethanat e plota të ngjarjes dhe vlerën e dëmeve.

Top Channel