Euroleague: Real Madridi i kthehet fitoreve, +15 ndaj Zalgirisit
Real Madridi ka tejkaluar krizën e rezultateve duke e mposhtur Zalgirisin me rezultat 108:93, në kuadër të xhiros së 14-të të Euroligës.
Skuadra madrilene krijoi epërsi dyshifrore që në çerekun e parë, ndërsa presioni ndaj mysafirëve u shtua edhe më shumë në vazhdim të ndeshjes.
Në mesin e çerekut të dytë, diferenca arriti deri në 22 pikë që doli të jetë e paaritshme për skuadren lituaneze.
Te gjiganti spanjoll, pikët u shpërndanë në mënyrë të barabartë mes disa basketbollistëve. Andres Feliz ishte më efikasi me 20 pikë dhe 5 kërcime, ndërsa Walter Tavares shtoi me 16 pikë dhe 7 kërcime.
Me këtë rezultat, Real Madridi dhe Zalgirisi janë barazuar në tabelën e Euroligës, me nga 8 fitore dhe 6 humbje.
Rezultatet:
BC Dubai 71 - 84 Partizan
Olympiacos 104 - 79 Hapoel Tel Aviv
Saski Baskonia 86 - 81 Anadolu Efes
Real Madrid 108 - 93 Zalgiris















