Një bar-kafe në Karbunarë të Vogël është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të jësaj të enjte dhe është djegur totalisht. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ra gjatë natës dhe u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga ngjarja. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Hetimet dhe verifikimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes dhe vlerën e dëmit.