Në Bruksel u zhvillua ditën e djeshme takimi i radhës i Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë event Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili sërish është munduar të marrë vëmendje me gjeste “idjote”.
Rama ndërhyri gjatë konferencës për media të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatovic, duke e përqafuar nga pas. Milatovic u pa disi i befasuar, teksa Rama tha: “Nuk ka dyshime, Mali i Zi është më i miri”.
Një veprim të tillë Rama e bëri gjashtë ditë më parë në takimin e “Vullnetmirëve” me kryeministrin belg, Bart de Wever. Ky i fundit u tha mediave: “Duhet të jetë shqiptari, ai vjen tinëzisht nga pas”.













