Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GJKKO shpall vendimin/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho

    Stambolli renditet i fundit mes 33 qyteteve në botë për kushtet e punës për të huajt, vetëm 16% të kënaqur me situatën ekonomike

    Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » GJKKO shpall vendimin/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho
    Aktualitet

    GJKKO shpall vendimin/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho

    November 26, 2026
    Screenshot

    Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e dosjes Meta-Kryemadhi, Fatime Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.

    Fatime Kryemadhi është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është reduktuar në 5 vite. Megjithatë, për shkak të moshës, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin e saj në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

    Ndërkohë, Piro Xhixho është shpallur i pafajshëm, ndërsa Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ishte marrë e pandehur për veprën penale të pastrimit të parave, të kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të SPAK, ajo dyshohej se kishte përdorur shuma të konsiderueshme parash cash për shlyerjen e kredive të marra për blerjen e pasurive të paluajtshme. Prokuroria pretendonte se ajo nuk justifikonte burimin e ligjshëm të 98 mijë eurove, 246 mijë dollarëve dhe 100 mijë eurove të tjera, të deklaruara si pagesa nga kompania AGI Kons, si dhe të shumave të tjera të konsideruara me burim të pajustifikuar. SPAK kishte kërkuar gjithashtu konfiskimin e vilës së saj në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Megjithatë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurisë.

    Për ish-kreun e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Piro Xhixho, GJKKO ka vendosur pafajësinë.

    Ai ishte akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Xhixho kishte favorizuar një skemë korruptive që lidhej me përfitime të pretenduara nga Monika Kryemadhi, përmes ndërhyrjeve në funksionin e tij si drejtues i AKEP-it.

    SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 6 muaj burgim, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi do të zbriste në 3 vite. Për shkak të moshës dhe rrethanave të tjera, prokuroria kishte kërkuar që dënimi të konvertohej në shërbim prove. Gjykata, megjithatë, ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

    Ndërkohë, Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Dënimi i caktuar është 2 vite burgim, i cili me uljen e parashikuar nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj. Në përfundim, ekzekutimi i dënimit është pezulluar dhe ajo është vendosur në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj.

    Çoku ishte marrë fillimisht e pandehur nga SPAK për pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria kishte pretenduar se ajo kishte ndihmuar në justifikimin e burimeve financiare të Fatime Kryemadhit përmes deklaratave noteriale, ku deklarohej se i kishte dhënë kësaj të fundit 240 mijë euro hua. SPAK kishte evidentuar gjithashtu transaksione financiare mes tyre dhe pagesa të kryera nga kompania e Çokut për shpenzime hotelerie të shtetasve të huaj që kishin ardhur në Shqipëri për të mbështetur LSI-në, si dhe për aktivitete të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI). Sipas Prokurorisë, këto veprime nuk përputheshin me mundësitë e saj financiare.

    Dosja ndaj Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut është gjykuar e veçuar nga procesi kryesor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi të tre të pandehurit kishin përfituar gjykimin e shkurtuar.

    Ndërkohë, procesi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon veçmas në Gjykatën e Posaçme.

    dënohet GJKKO Monika Kryemadhi Nëna vendimin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GJKKO shpall vendimin/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho

    November 26, 2026

    Stambolli renditet i fundit mes 33 qyteteve në botë për kushtet e punës për të huajt, vetëm 16% të kënaqur me situatën ekonomike

    November 26, 2026

    Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve

    November 26, 2026

    Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

    November 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.