Radev: Bullgaria gati të mbështesë kredinë e BE-së për Ukrainën për ndihmë civile
Kryeministri Rumen Radev tha të enjten se Bullgaria do të mbështesë një kredi të re të propozuar nga BE prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, por vetëm për pjesën e caktuar për ndihmë jo-ushtarake.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e kaluar tha se kredia e re do të përbëhet nga dy pjesë: deri në 25 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe deri në 20 miliardë euro për ndihma të tjera, në një përpjekje për të bindur shtetet anëtare që kundërshtojnë furnizimin e Ukrainës me armë.
“Bullgaria do të marrë pjesë në kredinë prej 20 miliardë dollarësh për mbështetje jo-ushtarake për Ukrainën”, u tha Radev gazetarëve ndërsa mbërriti në një samit të BE-së në Bruksel.
“Ne kemi një diasporë të madhe historike bullgarësh që jetojnë në Ukrainë, dëshira jonë është të përqendrojmë mbështetjen tonë në atë fushë. Ne do të kontribuojmë, por asnjë para nga Bullgaria për armë”, tha Radev.
Tarifat e reja nga SHBA-ja ndaj disa vendeve zemërojnë Brazilin, presidenti: Nuk do t’u dorëzohemi kërcënimeve
Presidenti i Iranit: Sanksionet dhe lufta nuk e kanë penguar përparimin e vendit tonë
Ministria kineze e mbrojtjes: Japonia të ndalojë nxitjen e mosmarrëveshjeve në Detin e Kinës Jugore
- 10:10 GJKKO jep sot vendimin! Momenti kur mbërrin në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
- 09:57 Tarifat e reja nga SHBA-ja ndaj disa vendeve zemërojnë Brazilin, presidenti: Nuk do t’u dorëzohemi kërcënimeve
- 09:55 Presidenti i Iranit: Sanksionet dhe lufta nuk e kanë penguar përparimin e vendit tonë
- 09:47 Ministria kineze e mbrojtjes: Japonia të ndalojë nxitjen e mosmarrëveshjeve në Detin e Kinës Jugore
- 09:46 Shkon në 31 numri i të vdekurve në Egjipt pas aksidentit fatal të cisternës me naftë
- 09:38 “Nuk kisha ku të shkoja, duroja për fëmijët”, historia e gruas që përjetoi dhunën në familje