Një episod surreal është regjistruar në ndeshjen e AFC Champions League Two mes Al Jazira dhe iranianëve të Gol Gohar.

Arbitri sirian Hanna Hattab u zëvendësua në pushimin e ndeshjes nga gjyqtari i katërt Ammar Abu Alou pasi u duk qartë se ishte në gjendje konfuze.

Situata u rëndua rreth minutës së 32 kur, pas një faulli të shkaktuar në mesfushë ndaj Ali Asghar Ashouri, arbitri me një vështrim në boshllëk nxori kartonin e verdhë ndaj portierit të Al Jazira, Ersin Destanoglu, që nuk kishte asnjë lidhje me aksionin.

Loja u ndalua për disa minuta dhe sanksioni u anulua dhe klubi iranian në një përballje me asistentët në pushimin e ndeshjes kërcënuan se nuk do të ktheheshin në fushën e lojës duke denoncuar se arbitri nuk ishte në gjendje normale dhe duke pohuar se e kishin parë rë konsumonte alkool përpara fillimit të ndeshjes.

Top Channel