KE rishpërndan fondet e Planit të Rritjes, më shumë para për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi

26 Nëntor 2026 | 10:30

Komisioni Evropian do të ridrejtojë një pjesë të parave të destinuara për Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën dhe Serbinë drejt Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të progresit të ndryshëm të këtyre vendeve në zbatimin e reformave të dakorduara me Brukselin, konfirmoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Siç kishte raportuar më parë Politico, Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin 15 përqind më shumë fonde sesa ishte parashikuar fillimisht, ndërsa Maqedonia e Veriut do të marrë dhjetë përqind më shumë.

Këto janë para nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, një instrument financiar me vlerë gjashtë miliardë euro me të cilin Bashkimi Evropian dëshiron të përshpejtojë afrimin ekonomik të vendeve të rajonit me Unionin, por edhe të inkurajojë zbatimin e reformave që janë një parakusht për anëtarësim. Kosova, i ka humbur disa afate.

Plani parashikon dy miliardë euro në grante dhe katër miliardë euro në kredi të buta për periudhën 2024-2027. Megjithatë, ndryshe nga disa forma të tjera të ndihmës financiare evropiane, shpërndarja e fondeve lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e angazhimeve të reformave të paracaktuara.

Midis tyre janë forcimi i sundimit të ligjit, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit.

Mekanizmi është hartuar në mënyrë të tillë që vendet që nuk zbatojnë reformat brenda afatit të përcaktuar mund të humbasin një pjesë të fondeve.

Vendimi i Komisionit Evropian, pra, ka edhe peshë politike. Brukseli po u dërgon një mesazh vendeve të rajonit se një ndalesë në proceset e reformave nuk do të thotë më vetëm një ngadalësim në negociatat e pranimit, por edhe një humbje financiare.

Tre vende mund të marrin edhe 338 milionë euro të tjera

Von der Leyen theksoi se një vit më parë, vendet e Ballkanit Perëndimor përmbushën vetëm 38 përqind të angazhimeve të tyre për reforma që duhej të kryheshin, ndërsa sot kjo përqindje është rritur në 63 përqind.

Presidentja e Komisionit tha se progresi në zbatimin e reformave mund t’u lejojë Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të kenë akses në fonde shtesë me një total prej 338 milionë eurosh në javët e ardhshme.

Shumat përfundimtare të parave që do të humbasin vendet individuale nuk janë njoftuar ende.

Megjithatë, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, pranoi në fillim të nëntorit se Kosova kishte humbur rreth 43.8 milionë euro për shkak të mosrespektimit të afateve. Nga 13 hapat e reformës për të cilat afati skadoi në qershor, Kosova kishte përmbushur vetëm shtatë.

Mbetet pikëpyetje nëse humbjet financiare do të kthehen në alarm për Qeverinë e Kosovës që të përshpejtojë zbatimin e reformave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turqia dënon sulmin me dron të Ukrainës ndaj anijeve ruse në ujërat libiane: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Turqia thirri të drejtën ndërkombëtare për të dënuar sulmin me dron të kryer nga Ukraina të dielën kundër anijeve ruse në ujërat e Libanit. Ministria...
10:44 | 26/11/2026

Radev: Bullgaria gati të mbështesë kredinë e BE-së për Ukrainën për ndihmë civile

Kryeministri Rumen Radev tha të enjten se Bullgaria do të mbështesë një kredi të re të propozuar nga BE prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën,...
10:17 | 26/11/2026

Tarifat e reja nga SHBA-ja ndaj disa vendeve zemërojnë Brazilin, presidenti: Nuk do t’u dorëzohemi kërcënimeve

Qeveria braziliane nën drejtimin e presidentit të qendrës së majtë Luiz Inacio Lula da Silva shprehu “zemërim” për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të...
09:57 | 26/11/2026