Ina Zhupa: S’keni asnjë polic të dënuar për dhunën ndaj protestuesve! Kush i nxori syrin Erjonit?

Në një ndërhyrje në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi mazhorancën për mungesë përgjegjësie në raport me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Ajo iu drejtua kryetarit të Kuvendit dhe e kritikoi atë për trajtim të pabarabartë të gjuhës së përdorur nga deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës.

Të lidhura

None found

Sipas Zhupës, kryeparlamentari i kishte tërhequr vëmendjen Sali Berishës për zgjedhjen e fjalëve, por nuk kishte reaguar ndaj ofendimeve dhe sharjeve që kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i kishte drejtuar liderit demokrat.

Deputetja demokrate iu përgjigj gjithashtu deklaratave të Ballës për eurodeputetët, duke shprehur shqetësimin për rastet e dhunës kundër protestuesve dhe për mungesën e ndëshkimit të punonjësve të policisë.

“Ju, zoti kryetar, i tërhoqët vëmendjen zotit Berisha për fjalorin, por nuk i dëgjuat fyerjet dhe sharjet që kreu i grupit parlamentar të PS-së i bëri kryetarit të PD-së. Ju ka kapluar turpi. Meqë zotit Balla i intereson ndonjëherë të përmendë eurodeputetët, po ia përmend dhe unë. Si ka mundësi sot që nuk keni një polic të vetëm të dënuar, të arrestuar? Si ka mundësi që nuk gjendet se kush ia nxori syrin Erionit, apo kush e lidhi pas kangjellave Klevisin, apo kush ia çau kafkën Evës? Ju promovoni për sjellje heroike ministrin. Ju promovoni të keqen, ndaj shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, që të dalin në shesh dhe të kërkojnë lirinë e tyre. Më 28 Nëntor të gjithë në shesh, të gjithë kundër kësaj qeverie”, tha ajo.


Shtuar më 26.11.2026 11:40

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş