Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se mazhoranca është përfshirë nga paniku pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Eric Wendt, lidhur me gjurmët e lëna në serverët e kompanive amerikane.
Sipas tij, këto deklarata i kanë detyruar deputetët të fshijnë e-mailet, bisedat në WhatsApp dhe SMS-të.
“E dini shumë mirë që ju ka ardhur fundi. Dije foli ambasadori amerikan apo nuk e dëgjuat? U terrorizuat, panik. Çfarë tha ambasadori amerikan? Ai tha shumë gjëra. Po gjëja që u bëri që të dridheni u tha: ‘Keni lënë gjurmë në serverat e kompanive amerikane’. Gjurmët janë aty. Gjurmët e vjedhjeve tuaja janë aty. Nuk keni çfarë të bëni. Janë aty.
Besoj keni kaluar ditën dije duke fshirë E-maile, WhatsApp, SMS, s’dini ç bënit apo jo? Apo jo? Nuk keni nga ja mbani. Po të vish në Kuvend, shikon pamjet jashtë, polici gjithandej keni bllokuar gjysmën e Tiranës sepse keni frikë nga protestuesit.
Tani na keni sjellë në parlament edhe masat kërcënuese se si do t’i ndaloni protestuesit, por nuk i ndaloni dot. Nuk i ndaloni dot dhe të shtunën në datën 28 do ngrihet e gjithë Shqipëria. Do ngrihet kundër jush, sepse ju ka ardhur fundi”, u shpreh Shehaj.
Balla: Nuk doni ligjin e financimit të partive se u del skema ku i çuat 6 mln dollarë për lobimin në SHBA
Akti normativ për tubimet, Zhupa: Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, kërkojnë lirinë e tyre
“Keqinformuat ekspertët e huaj”, Bylykbashi: Duhet të zgjatet afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore! Përgjigjet Balla
- 11:44 Balla: Nuk doni ligjin e financimit të partive se u del skema ku i çuat 6 mln dollarë për lobimin në SHBA
- 11:41 Akti normativ për tubimet, Zhupa: Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, kërkojnë lirinë e tyre
- 11:28 “Keqinformuat ekspertët e huaj”, Bylykbashi: Duhet të zgjatet afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore! Përgjigjet Balla
- 11:27 Kroacia paralajmëron Malin e Zi: Nuk ka mbyllje të kapitullit 31 pa zgjidhur çështjen e kufirit
- 11:22 Gjekmarkaj: Nuk sollët akte normative për zjarret dhe përmbytjen, por po votoni pro dhunës ndaj të rinjve
- 11:04 Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur