“Korrupsion në zgjedhje”, GJKKO dënon me 1 vit burg kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i marrë i pandehur për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Trupi gjykues e ka dënuar Shkrelin me 1 vit burg, por dënimi është konvertuar në 100 orë punë në interes publik.
Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK kishte kërkuar shpalljen fajtor të kryebashkiakut për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Prokuroria kishte kërkuar gjithashtu dënimin me 1 vit burg dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Kristian Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme te votuesit në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.




