Komisionet parlamentare do t’i hartojnë projektligjet për tri nismat e qytetarëve
Tri nisma legjislative të qytetarëve do të trajtohen nga komisionet parlamentare funksionale, të cilat do të hartojnë projektligjet përkatëse.
Propozimi është bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe është mbështetur nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare.
Kjo nismë ka marrë mbështetjen e 82 deputetëve, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjatë prezantimit të propozimit, Haxhiu ka rikujtuar se, sipas legjislacionit për nismat qytetare, Kuvendi ka përgjegjësi për hartimin e projektligjeve kur qytetarët paraqesin iniciativa të tilla.
Ajo ka propozuar që kjo përgjegjësi të ushtrohet nga komisionet parlamentare që tashmë janë funksionale, pa pasur nevojë për krijimin e komisioneve apo trupave të veçantë.















