Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur ditën e sotme vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Trupi gjykues vendosi ta deklarojë atë fajtor, duke e dënuar me 100 orë punë në interes publik.
Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Për Shkrelin, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Kristjan Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.













