E enjte, 26 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
GJKKO merr vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli
Lajme

GJKKO merr vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me 100 orë punë në interes publik, pas përfundimit të procesit gjyqësor për çështjen e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Vendimi është shpallur këtë të enjte, më 26 nëntor, ndërsa përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kishin kërkuar një masë ndëshkimore më të ashpër. Në pretencën e saj, SPAK kërkoi një vit burg për Shkrelin, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë pesëvjeçare.

Çështja ndaj kryebashkiakut lidhet me dyshimet për ndërhyrje në procesin zgjedhor gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Shkreli dyshohej se u kishte premtuar banorëve të fshatit Stajkë ndërtimin e një linje elektrike, me kusht që ata të votonin për Partinë Socialdemokrate. Ky premtim dyshohet se ishte përdorur si një formë ndikimi për të orientuar votën e banorëve në favor të kësaj force politike.

Nga ana e tij, Kristian Shkreli i ka kundërshtuar akuzat, duke mohuar se ka ofruar apo premtuar përfitime në këmbim të votave. Ai ka argumentuar se ndërhyrjet për të cilat bëhet fjalë ishin pjesë e angazhimeve të tij institucionale në drejtimin e Bashkisë Vau i Dejës dhe nuk kishin lidhje me përpjekje për të ndikuar te zgjedhësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.