Gjykata e Posaçme shpall fajtor kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristian Shkreli për korrupsion aktiv në zgjedhje duke e dënuar përfundimisht me 100 orë punë në komunitet.
SPAK kishte kërkuar 1 vit burg në pretencën e saj në përfundim të konkluzioneve pas një gjykimi me procedurë të zakonshme.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar që ndaj tij të vendoset edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare, por përfundimisht Shkreli u dënua vetëm me punë në komunitet.
Sipas SPAK, ai dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar banorëve të fshatit Stajkë përfitime materiale, konkretisht ndërhyrje për ndërtimin e rrjetit elektrik, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit.


