Çështja Musiala, Kimmich kundër Bayern-it: E papranueshme, nuk është ky shpirti i klubit!

Në Gjermani po flitet shumë këto ditë për Jamal Musiala-n. Lojtari gjerman vuan nga një shqetësim neurologjik dhe tashmë çështjet e fushës, të paktën për të, kanë kaluar në plan të dytë. Bayern-i ndërkohë, pas disa deklaratave ku thuhej se do të rishikonte pagën e lojtarit, ka bërë një hap prapa: “Rëndësi ka vetëm rikuperimi, jo kontrata”.
Edhe Joshua Kimmich, kapiten i bavarezëve, ka folur hapur në lidhje me këtë çështje. “Shqetësimi i klubit është i kuptueshëm, – ka thënë mesfushori. – Ajo që nuk kuptoj është mënyra se si ky lajm komunikohet publikisht. Sigurisht, klubi është gjithmonë përparësi absolute dhe është më i rëndësishëm se ne lojtarët, por nuk është kurrë më i rëndësishëm se një individ.
Kjo është absolutisht e papranueshme dhe nuk pasqyron shpirtin e Bayern-it, sidomos në këtë fazë, ku unë e kam theksuar shpesh se sa e rëndësishme është për këtë klub. Ajo që ka ndodhur nuk duhet të përsëritet. Gjithçka duhet të diskutohet me dyer të mbyllura”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




