Ndahet nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti shuhet në moshën 76-vjeçare
Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me automjet në rrugën “Dine Hoxha”.
Gjatë kontrollit të makinës tip “Range Rover”, policia gjeti në kroskot një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “BEFASIA”.
Arrestohet në flagrancë në rrugën “Dine Hoxha”, një 27-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.
Si rezultat i operacionit, në rrugën “Dine Hoxha”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Range Rover”, me të cilin qarkullonte 27-vjeçari, në kroskot iu gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel