I akuzuar për vrasjen e efektivit në Vaun e Dejës, policia e Shkodrës nxjerr urdhër ndalini për autorin, 1 javë pas daljes nga burgu

Policia e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për Vincensk Pirolin, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 gusht 2025, ndërsa Piroli ishte mes personave të hetuar për këtë krim.
Vendimi i policisë vjen vetëm pak ditë pasi Vincensk Piroli u lirua nga Gjykata e Apelit.
Dyshimet e autoriteteve për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit kanë bërë që të nxirret urdhri i ndalimit.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me armë zjarri e shtetasit F. Ll., e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram.
Gjykata cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.
Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale.




