
Një episod i pazakontë i ka dhënë një tjetër dimension përballjes mes Manchester United dhe Sportingut. Kapiteni i “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes, realizoi një gol të veçantë ndaj ish-skuadrës së tij, pas një goditjeje nga distanca që pësoi një devijim të çuditshëm nga tapeti i fushës.
Ngjarja ndodhi në stadiumin “Estadio Jose Alvalade”, ku topi ndryshoi papritur trajektore, duke e lënë portierin Kaique Pereira të pafuqishëm për të reaguar.
Pamjet e ndeshjes zbuluan edhe një detaj kurioz: gropa që ndikoi në devijimin e topit ishte krijuar pikërisht nga Fernandes. Gjatë një aksioni të mëparshëm, në momentin kur po ushtronte presing pranë zonës së portierit, mesfushori kishte ngulur këpucën në tapetin e fushës, duke dëmtuar sipërfaqen e lojës.
Kështu, pa e ditur, kapiteni i United kishte përgatitur terrenin për një nga golat më të pazakontë të mbrëmjes. Në fakt, kjo ishte vetëm një nga episodet e shumta të një takimi të mbushur me kaos dhe emocione.
BRUNO FERNANDES HOMENAGEADO NO REGRESSO A ALVALADE! 🦁💚
Esta será sempre a tua casa, Bruno 🏠 https://t.co/HsDiJMMesN
— Somos Sporting (@SomosSportingCP) November 25, 2026
