Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se gjatë aksionit është sekuestruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.

Ai ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale do të vazhdojë pa kompromis, duke shtuar se institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale.