Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës, policia: Urdhër ndalimi për Vincesk Pirolin dhe një tjetër

26 Nëntor 2026 | 13:33

Pas më shumë se një viti është zbardhur vrasje me armë zjarri e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se lidhur me rastin janë caktuar masat “arrest me burg” ndaj dy personave të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njëri prej urdhrave të ndalimit është lëshuar për Vincensk Pirolin. Piroli u lirua disa ditë më parë nga gjykata e Apelit paso ishte arrestuar së bashku me 2 persona të tjerë nën dyshimet se do kryenin vrasje në Lezhë.

Personi tjetër i përfshirë në vrasjen e ish-policit mësohet se është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale.

“DVP Shkodër. Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me armë zjarri e shtetasit F. Ll., e ndodhur më 4 gusht 2025, në fshatin Paçram.

Gjykata cakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. Ll., kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.

Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një vepër tjetër penale”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar të mërkurën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për ndarjen administrativo-territoriale, i cili redukton numrin e...
13:37 | 26/11/2026

Të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike, SPAK dërgon në gjyq 10 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dërguar për gjykim 10 persona të akuzuar për pastrim parash nga trafiku i lëndëve...
13:19 | 26/11/2026

Reforma zgjedhore, 2 ekspertë të Komisionit të Venecias në Tiranë! Takohen me ekspertët e Komisionit

Dy ekspertë të Komisionit të Venecias këtë të enjte kanë zhvilluar takime pune në Tiranë. Takimet u zhvilluan pas kërkesës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar...
13:13 | 26/11/2026