Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor, pas fitores së lëvizjes protestuese “Lista e Studentëve” në zgjedhjet parlamentare të tetorit. Vendimi u bë i ditur këtë të enjte nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Aleksandër Çupiç. “Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 27 dhjetor. Lista e Studentëve ka një kandidat”, tha Çupiç, pa përmendur emrin e kandidatit të partisë në pushtet. Ndërkohë kujtojmë se më herët Vuçiç ka deklaruar se ekziston mundësia që ai t’i bojkotojë zgjedhjet për president.