Kronikë
Operacioni “Shkolla të Pastra” në Shkodër, 25-vjeçari kapet me dhjetëra doza droge (EMRI)

Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në doza.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor “Shkolla të Pastra”, gjatë të cilit shërbimet e Policisë e kapën të riun në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe ambienteve të ndryshme në qytet.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
25-vjeçari, me inicialet Ervis Hysenllari, dyshohet se qëndronte në këto zona me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




