
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të punës së kryer në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Për këtë rast, u arrestua shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe ambienteve të ndryshme në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se qëndronte me qëllim shitjen e dozave të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi dhjetëra doza kokaine dhe Cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.





