Pas shumë pikëpyetjeve që shoqëruan emrin e Arbana Osmanit pas përfundimit të sezonit të fundit të “Ferma VIP”, duket se dilemat për vazhdimësinë e saj në këtë format janë drejt fundit. Moderatorja pritet të vijojë bashkëpunimin me produksionin, duke marrë sërish drejtimin e spektaklit në edicionin e ardhshëm.
Gjatë muajve të fundit, në media u përfol për një largim të mundshëm të saj, pas disa mospajtimeve që dyshohej se kishin lindur mes moderatores dhe produksionit. Këto zëra ngritën pikëpyetje nëse Arbana do të ishte sërish pjesë e formatit.
Megjithatë, Prive By LS mëson nga burime se palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
Kështu, Arbana Osmani pritet të rikthehet në ekran me “Ferma VIP”, ndërsa mbetet për t'u zbuluar se çfarë të rejash do të sjellë edicioni i ardhshëm dhe cilët personazhe do të bëhen pjesë e garës.
