Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos.
Së bashku me delegacionin e saj, Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.
Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet duke pyetur Komisioneren Kos, “Shkoi mirë udhëtimi?”, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet: “Patjetër. Kënaqësi që shihemi përsëri”.
Komisionerja Kos do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, si dhe ditën e nesërme në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor./KP















