Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11/2026 15:10

Udhëheqësit e BE-së janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje për propozimin e buxhetit të bllokut, i cili kap vlerën e afro 1,6 trilionë eurove për periudhën 2028-2034, deklaroi të enjten kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. "Jemi vite dritë larg një zgjidhjeje," u tha Meloni gazetarëve para një samiti të jashtëzakonshëm të BE-së në Bruksel. "Nuk jemi të gatshëm të miratojmë një buxhet sipas të cilit do të na duhej të jepnim më shumë për të marrë më pak," shtoi ajo. Edhe pse buxheti hyn në fuqi vetëm në vitin 2028, udhëheqësit dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje brenda fundit të këtij viti, pasi, përveç Francës, vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhje edhe në Itali, Poloni, Greqi, Estoni, Finlandë dhe Sllovaki, gjë që mund t'i ndërlikojë negociatat. Buxheti shtatëvjeçar kërkon miratimin unanim nga të gjitha 27 shtetet anëtare. Meloni përsëriti gjithashtu shqetësimet e Italisë lidhur me shenjat se lufta Rusi-Ukrainë mund të përhapet në Mesdhe, pasi të dielën Ukraina fundosi një anije ushtarake ruse në ujërat libiane. "Besoj se lufta nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe. Duhet të jemi të qartë me miqtë tanë ukrainas dhe me partnerët tanë," tha Meloni. "Kam ndërmend të jem shumë e qartë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky," shtoi ajo. Deklaratat e saj përputhen me ato të Ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, i cili të mërkurën, bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha, duke theksuar angazhimin e Italisë për integritetin territorial të Libisë. Një tjetër parti e koalicionit qeverisës italian, "Lega" (e ekstremit të djathtë), e dënoi gjithashtu sulmin, duke e cilësuar atë si "të papranueshëm" dhe duke paralajmëruar se ai rrezikon të destabilizojë vendin e Afrikës së Veriut.

Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56
Top News – Sherr në BE për Buxhetin 2028-2034 / Kërkohet arritja e një marrëveshjeje deri në dhjetor
26/11 11:49
Top News – Trump vendos tarifa të reja / Shënjestron Kinën, BE-në dhe 12 vende të tjera
26/11 11:46
Top News – Tërbohet natyra, batica të frikshme / Dallgë 9 metra të larta mbi brigjet e Kalifornisë
26/11 11:45
Top Channel/ Britania përgatitet për luftë? Thirrje mobilizimi për 100.000 ish-ushtarakë!
26/11 11:36
Top Channel/ ‘Të gjithë mbajmë briskun me vete’, Koreshi-Peleshit: Ne punojmë me kanar, akti…
26/11 11:35
Top News – Tymi toksik mbulon qytetin / Ushtria amerikane hedh në erë 5 ton lëndë plasëse
26/11 11:35
Top News – Aksident i tmerrshëm në autostradë / Ferr flakësh, përmbyset cisterna, 31 viktima
26/11 11:34
Top Channel/ Vetoja, pengesë për zgjerimin: BE diskuton reformimin e të gjithë procesit!
26/11 11:32
Top Channel/ SHBA, tarifa të reja ndaj BE-së dhe Kinës: Mbiprodhim strukturor, reagon KE!
26/11 11:31