• Kontakt
Thursday, November 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

817 milionë lekë shpenzime për protestat, vetëm 75.7 milionë lekë për emergjencat civile

Qeveria miratoi brenda ditës shpërblimet për policët e angazhuar në protestat studentore. Fondi arriti në 759 milionë lekë. Policia kishte hapur me urgjencë edhe tenderin për lëndën irrituese të autobotëve. Për zjarret dhe emergjencat civile, 23 bashki shpenzuan 75,7 milionë lekë në gjashtëmujorin e parë, vetëm një të dhjetën e planit, ndërsa kërkojnë para për të zëvendësuar zjarrfikëset e amortizuara.

15:27 : 26/11/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

817.8 milionë lekë nga buxheti i shtetit janë dhënë për shpërblimin e punonjësve të policisë të angazhuar në protestat studentore dhe për furnizimin me lëndë irrituese (spray me piper) që shpërndahet përmes autobotëve të ujit, ndërsa për mbrojtjen nga zjarret dhe emergjencat civile, 23 bashki kanë shpenzuar vetëm 75.7 milionë lekë në 6 muajt e parë të vitit 2026.

Diferenca prej më shumë se 742 milionë lekësh nxjerr në pah një kontrast të fortë në prioritetet e financimit publik: 10.8 herë më shumë para për shpërblimet e policisë dhe arsenalin kundër protestave sesa shpenzimet e kryera për emergjencat civile. Në një vend ku zjarret përpijnë mijëra hektarë, përmbytjet kërcënojnë banesa dhe zjarrfikëset mbeten në mes të rrugës, siguria e qytetarëve duket se nuk merr të njëjtën vëmendje financiare.

Miliona për gazin lotsjellës dhe pajisjet speciale

Protestat studentore në Tiranë mobilizuan efektivë të Policisë së Shtetit nga i gjithë vendi. Përballë protestuesve u përdorën autobotë me ujë me presion, gaz lotsjellës, spray me piper dhe plumba gome.  Më 19 tetor, përpara punonjësve të Policisë së Shtetit, Rama njoftoi shpërblimin për efektivët që kishin qenë në vijën e parë.

Lexo edhe:

Dhuna policore/ Zhupa: Si s’po gjendet kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës

“Nuk ka festë pa protestë!”/ Media zvicerane: Tubim në Gjenevë, në mbështetje të protestuesve shqiptarë

“Për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin ju po i dilni përballë, ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front”, deklaroi kryeministri.

Premtimi u shoqërua brenda ditës me një vendim financiar. Këshilli i Ministrave miratoi fillimisht 740 milionë e 80 mijë lekë për shpërblimin e 2750 punonjësve të policisë. Më pas, fondi u ndryshua në 759 milionë lekë dhe numri i përfituesve u rrit në 2821.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit për periudhën 23-29 tetor evidentojnë rreth 444 milionë lekë në shpërblime për strukturat e Policisë së Shtetit, Antiterrorin dhe Forcat Operacionale.

Analisti Ermal Hasimja e ka kritikuar këtë vendimmarrje, duke vënë në pikëpyetje mesazhin që përcillet kur efektivët shpërblehen për përballjen me protestuesit, ndërsa qytetarët përballen me gjoba dhe masa ndëshkuese. Sipas tij, detyra e Policisë së Shtetit duhet të jetë garantimi i sigurisë dhe mbrojtja e të drejtës së qytetarëve për të protestuar.

Mobilizimi për menaxhimin e protestave nuk nisi në tetor. Disa muaj më parë, Policia e Shtetit kishte hapur procedurat për furnizimin e automjeteve speciale me lëndë irrituese.

Më 11 maj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hapi me urgjencë një tender me fond limit prej rreth 6.1 milionë lekësh me TVSH për blerjen e preparatit “OC Gas Solution”, që përdoret nga autobotët për shpërndarjen e turmave.

Policia argumentonte nevojën për të garantuar gatishmërinë e automjeteve speciale, të cilat nuk ishin të furnizuara me këtë preparat. Më 2 korrik u shpall fituese kompania “RO. GAT SECURITY” sh.p.k., me ofertë prej 48.8 milionë lekësh pa TVSH, ose rreth 58.6 milionë lekësh me TVSH. Afati i furnizimit ishte 60 ditë.

Preparati Oleoresin Capsicum është ekstrakt i specit djegës, i cili përzihet me ujë dhe shpërndahet përmes autobotëve. Kontakti me të mund të shkaktojë djegie të syve dhe të lëkurës, lotim, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Gjatë protestave u panë edhe katër autobotë të rinj uji dhe dronë, nga të cilët janë hedhur bombola me gaz lotsjellës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, deklaroi në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes se këto pajisje ishin marrë në përdorim nga vende partnere dhe nuk ishin blerë me paratë e buxhetit shqiptar.

“Për automjetet, zero lekë nga buxheti i shtetit, kështu që derisa nuk është harxhuar, nuk ka vend për diskutim. Policia përdor të gjitha pajisjet speciale që ka në përdorim dhe janë në bazë të ligjeve, mjetet speciale, autobotet, dronët, që përdoren gjatë protestave. Autobotët janë marrë në përdorim”, sqaroi Hita.

Por sa është realisht arsenali që disponon Policia e Shtetit dhe sa prej këtyre mjeteve janë funksionale?

Në përgjigje të kërkesës për informacion, Policia e Shtetit deklaron se strukturat e saj janë të pajisura me logjistikën e nevojshme për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë tubimeve. Institucioni konfirmon se strukturat përgjegjëse disponojnë autobotë, dronë dhe pajisje të tjera të miratuara me ligj.

Megjithatë, në përgjigje Policia nuk jep numrin e saktë të autobotëve dhe dronëve në inventar, as sa prej tyre janë përdorur gjatë protestave të tetorit. Po ashtu, nuk jepen të dhëna konkrete për ankesat apo incidentet e raportuara nga qytetarët lidhur me përdorimin e autobotëve dhe të plumbave të gomës.

Institucioni konfirmon vetëm se gjatë vitit 2026 nuk ka blerë autobotë dhe as dronë mbikëqyrës.

Përdorimi i këtyre mjeteve ngre edhe çështjen e proporcionalitetit të ndërhyrjes policore. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thekson se autobotët e ujit duhet të përdoren vetëm në situata të rënda të cenimit të rendit publik.

“Autobotët e ujit janë mjete me efekt të gjerë dhe për këtë arsye përdorimi i tyre duhet të jetë i kufizuar në situata të rënda të cenimit të rendit publik. Sipas udhëzimeve të OKB-së, ato mund të përdoren në raste të trazirave serioze, kur ekziston rrezik i konsiderueshëm për jetën, dëmtime të rënda fizike apo shkatërrim të gjerë të pronës. Nuk duhet të përdoren thjesht për të shpërndarë një protestë paqësore apo për të ndëshkuar protestuesit”, shprehet Softa.

Ai paralajmëron se edhe plumbat e gomës mund të shkaktojnë pasoja të rënda, pavarësisht se klasifikohen si municione më pak vdekjeprurëse.

“Ato mund të shkaktojnë humbje të shikimit, rasti i 28-vjeçarit, fraktura, dëmtime të organeve dhe në raste të veçanta, edhe humbje jete”, thekson eksperti.

Emergjencat civile: U shpenzuan 75.7 milionë lekë, 12 bashki pa asnjë shpenzim

Ndërsa për menaxhimin e protestave qeveria miratoi miliona lekë për shpërblime dhe Policia siguroi furnizimin e mjeteve speciale, në një tjetër front shtetëror, atë të emergjencave civile, realiteti është krejt ndryshe.

Programi buxhetor “Emergjencat Civile” kishte një fond të planifikuar prej 5.382 miliardë lekësh në vitin 2024, 5.46 miliardë lekësh në vitin 2025 dhe 5.791 miliardë lekësh në vitin 2026. Megjithatë, shifrat e buxhetit nuk përkthehen domosdoshmërisht në kapacitete funksionale në terren.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në 6-mujorin e parë të vitit 2026, nga 729.6 milionë lekë të planifikuar nga 23 bashki për mbrojtjen nga zjarri dhe emergjencat civile, ishin shpenzuar vetëm 75.7 milionë lekë ose 10.4%. 12 bashki nuk kishin kryer asnjë shpenzim.

Në Tiranë, nga 356.8 milionë lekë të planifikuar, ishin shpenzuar vetëm rreth 164.9 mijë lekë, ndërsa Durrësi nuk kishte regjistruar asnjë shpenzim nga rreth 104 milionë lekë.

Ndërkohë, pasojat nuk maten me përqindje buxheti, por me hektarë të djegur dhe jetë të humbura. Gjatë verës, në qarkun e Vlorës u dogjën afro 500 hektarë. Në Gjinar të Elbasanit, zjarri i tetorit i mori jetën një personi. Më 4 nëntor, zjarri në një pallat në Elbasan përfundoi me dy viktima dhe dhjetë të plagosur.

Kapacitetet mbeten larg nevojave. Në nivel vendor raportohen rreth 170 mjete zjarrfikëse, ndërsa është planifikuar blerja e rreth 130 mjeteve të reja. Bashkitë kërkojnë financim për të rinovuar flotën e amortizuar dhe për të përballuar emergjencat që çdo vit vënë në rrezik jetë dhe prona.

Drejtoresha e Shoqatës për Autonominë Vendore në Shqipëri, Adelina Farrici, thotë se bashkitë kanë nevojë për më shumë financim për të përballuar zjarret dhe përmbytjet.

“Janë shumë bashki që nuk munden. Duhet një flotë mjetesh, të cilat bashkitë nuk i kanë. Duhen shumë para për t’i blerë ato.”

Edhe për sa u përket përmbytjeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet gjatë tri dekadave të demokracisë përllogariten në rreth 2.5 miliardë dollarë. Rreziku shtrihet edhe në dekadat që vijnë. Banka Botërore e rendit Shqipërinë ndër vendet europiane me nivelin më të lartë të ekspozimit dhe të rrezikut nga fatkeqësitë. Sipas saj, përmbytjet, zjarret, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet kanë prekur 95% të bashkive gjatë dy dekadave të fundit. Ndërkohë, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vetëm në vitin 2050.

210 milionë dollarë për HIMARS

Në të njëjtën kohë që bashkitë kërkojnë më shumë mjete për emergjencat civile, Shqipëria ka kërkuar të blejë dy sisteme raketore HIMARS dhe pajisje shoqëruese nga Shtetet e Bashkuara, në një paketë me vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarësh.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi më 17 nëntor miratimin e mundshëm të shitjes dhe njoftimin e Kongresit. Sipas dokumentit, Shqipëria synon ta financojë blerjen përmes një kredie nga programi amerikan i financimit ushtarak për vendet e huaja, FMF.

Paketa përfshin dy sisteme M142 HIMARS, municione, pajisje komunikimi, automjete ushtarake, pjesë këmbimi dhe trajnim. Kushtet e plota të kredisë dhe afati i dorëzimit nuk janë bërë publike.

Blerja e mundshme është investim në fushën e mbrojtjes dhe nuk përbën fond që mund të transferohet automatikisht për emergjencat civile. Megjithatë, ajo e vendos në vëmendje debatin mbi prioritetet e financimit publik dhe kapacitetet që shteti ndërton për t’u përballur me rreziqet e ndryshme.

Kontrasti nuk qëndron te nevoja për të financuar policinë apo mbrojtjen ushtarake, por te mungesa e të njëjtës vendosmëri për të ndërtuar një sistem funksional emergjencash civile. Një shtet që mobilizon brenda ditës miliona lekë për protestat duhet të garantojë edhe që një zjarrfikëse të mos mbetet në mes të rrugës dhe që qytetarët të mos presin orë të tëra për ndihmë kur u rrezikohet jeta./ Ida Ismalaj, acqj.al

Etiketa: emergjencaparapoliciprotesteqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhuna policore/ Zhupa: Si s’po gjendet kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës

11:26 : 26/11/2026
AKTUALITET

“Nuk ka festë pa protestë!”/ Media zvicerane: Tubim në Gjenevë, në mbështetje të protestuesve shqiptarë

11:11 : 26/11/2026
AKTUALITET

Fuqia e të pafuqishmëve

10:48 : 26/11/2026
RAJONI

Kosovë/ Aktivistët kërkojnë që vrasja e grave për shkak të gjinisë të trajtohet si urgjencë kombëtare

20:26 : 25/11/2026
AKTUALITET

Protestuesit nisin marshimin: Më 28 nëntor do dalim, Shqipërinë ne nuk e falim

19:34 : 25/11/2026
AKTUALITET

179 ditë në rrugë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

18:41 : 25/11/2026

TË GJITHA

817 milionë lekë shpenzime për protestat, vetëm 75.7 milionë lekë për emergjencat civile

15:27 : 26/11/2026

Tabaku përballë komisioneres Kos: Integrimi në BE nuk mund të jetë fasadë për të mbrojtur korrupsionin

15:18 : 26/11/2026

SHBA shpall tarifa të reja doganore ndaj BE-së dhe Kinës

15:04 : 26/11/2026

Kuvendi/ Zhupa-Ballës: Kur flet për dhunën, më kujtohet kur hipje mbi kokat e policëve

15:00 : 26/11/2026

PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë

14:48 : 26/11/2026

Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia

14:39 : 26/11/2026

Çfarë i ka bërë Rama Çuçit?

14:25 : 26/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com