Sport

Egnatia merr një dhuratë suprizë përpara ndeshjes së Conference League

Egnatia do të zbresë në fushën e lojës këtë të enjte në orën 18:45 kur do të luajë ndaj Lincoln Red në Arenën Kombëtare për raundin e katërt të Conference League

Në prag të kësaj sfide, skuadra kampione e vendit mori një dhuratë simbolike surprizë nga presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin. Egnatia postoi në rrjetet sociale të Shefit Ekzekutiv të Klubit, Arben Meta me dhuratën simbolike në duart e tij.

‘Një dhuratë simbolike për Egnatian, nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin. Një moment vlerësimi dhe respekti për rrugëtimin, përkushtimin dhe sukseset e klubit tonë-shkruhej në postimin e Egnatias që në ndeshjen e kësaj të enjteje do të kërkojë të shënojë fitoren e parë në këtë kompeticion