I dënuari u mbajt në burg përtej afatit, KLGJ rrëzon kërkesën për masë ndaj gjyqtares
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj gjyqtares me inicialet L. Zh., pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Kërkesa lidhej me përllogaritjen e gabuar të periudhës së vuajtjes së dënimit të një personi, i cili, sipas hetimit disiplinor të ILD-së, ishte mbajtur në burg përtej afatit kur duhej të kishte përfunduar dënimi.
Hetimi i nisur me iniciativën e ILD-së kishte konstatuar një analizë juridike të paplotë nga ana e gjyqtares, duke sjellë moszbatimin e drejtë të dispozitave ligjore për përllogaritjen e pjesës së pavuajtur të dënimit, si dhe për njohjen e periudhës së paraburgimit të vuajtur jashtë territorit të Shqipërisë për qëllime ekstradimi.
Sipas ILD-së, këto mangësi kanë sjellë cenimin e një të drejte themelore të individit, si dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerësoi gjithashtu se veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares krijojnë rrezikun e përsëritjes së praktikave të gabuara në çështje të ngjashme që lidhen me bashkimin dhe ekzekutimin e dënimeve, me pasoja të mundshme për lirinë e personave të tjerë të dënuar.
Në përfundim të hetimit, ILD-ja arriti në konkluzionin se gjyqtarja kishte vepruar nga pakujdesia dhe mungesa e kujdesit të duhur profesional, duke e klasifikuar rastin si shkelje të lehtë disiplinore.
Për këtë arsye, ILD-ja i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”, bazuar në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Megjithatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës.
PE-ja miraton rezolutë për Vukovarin, kërkohet qasje në arkivat e luftës të Serbisë!
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë
Balla: Dallimet politike të mos pengojnë reformat, Shqipëria në BE është objektiv kombëtar
- 16:14 PDK publikon katër hapa për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë
- 16:02 PE-ja miraton rezolutë për Vukovarin, kërkohet qasje në arkivat e luftës të Serbisë!
- 15:59 Komisionerja për Zgjerimin e BE-së: Kam kaluar pushimet në Shqipëri, nuk kam parë vende më të bukura dhe njerëz më të mirë
- 15:48 Balla: Dallimet politike të mos pengojnë reformat, Shqipëria në BE është objektiv kombëtar
- 15:41 Marta Kos: Ndër vendet kandidate, Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE
- 15:33 “2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE