Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për katër persona të arrestuar më 23 nëntor, të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Sipas vendimit të shpallur më 26 nëntor 2026, gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të katër personave, por ka caktuar masa më të lehta sigurie për ta.
Tre prej të arrestuarve, E.R., E.S. dhe L.M., janë lënë me masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ata duhet të paraqiten një herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji, në orën 12:00, pranë Prokurorisë së Tiranës.
Ndërsa për personin me inicialet I.Sh., gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke e detyruar të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç familjarëve dhe mbrojtësve.
Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të katër personave nga dhomat e paraburgimit, përveç rastit kur ata mbahen të izoluar për ndonjë çështje tjetër penale ose në ekzekutim të një vendimi tjetër gjyqësor.
Të katër personat dyshohen për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Top Channel