Rrebesh shiu dhe rritje e lehtë temperturash, moti për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në jug reshje shiu me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.
Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 15m/s.




