Sekreti i votave të Messit dhe Ronaldos, vetëm dy emra kanë marrë pëlqimin e të dy legjendave
Pierre Emerick Aubameyang shqetëson Deportivo La Coruna. Ish sulmuesi i Borussia Dortmund e Marseille u bë protagonist i një aksidenti rrugor teksa po shkonte për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje.
Aubameyang me Ferrarin e tij u përplas me një makinë BMË që u përmbys, por për fat të mirë nuk pati të lënduar me pasagjerët që dolën vetë nga makinat. Më pas futbollisti nga Gaboni mori pjesë rregullisht në seancën stërvitore të zhvilluar sipas programit.
‘Vetëm sa u tremba pak, në fund jemi mirë. Këto janë gjëra që ndodhin në jetë-tha Aubameyang në konferencën për shtyp që i paraprin ndeshjes së kampionatit me Barcelonën-gjëja më e rëndësishme është që personi tjetër viktimë e aksidentit nuk pësoi asgjë. Pas gjërave të këqija vijnë ato të mira’.
Top Channel