Krahas kallëzimit në Prokurorinë e Tiranës për mashtrim, krim kibernetik dhe zhvatje, si dhe dosjes në SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie, një tjetër dosjes mësohet se ka mbërritur nga Italia në Tiranë për aktivitetin kriminal të deputetit Agron Shehaj në fushën e pastrimit të parave. Njësia Antimafia e Pordenones në Itali mësohet se ka ka sjellë në Tiranë dosjen Agron Shehajt për pastrim parash në pasuri të paluajtshme.
Sipas burimeve, dosja Antimafias së Pordenones i është përcjellë për komeptencë dhe vlerësim SPAK, strukturë e cila mësohet se ka nisur ndërkohë një hetim ndaj Agron Shehajt për pastrim parash, bazuar në një kallëzim të referuar në SPAK në 31 korrik të këtij viti. Nuk dihet se çfarë përmban dosja e Antimafias Italiane për Agron Shehajn dhe nëse do të ketë një kërkesë drejtuar Kuvendit për t’i hequr imunitetin e deputetit.

Disa ditë më parë, gjatë një replike në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e sfidoi deputetin dhe kreun e partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke e pyetur nëse do të votojë pro heqjes së imunitetit të tij parlamentar në rast se prokuroria italiane do të bëjë një kërkesë të tillë. Agron Shehaj nuk iu përgjigj sfidës së Ballës, por vijoi me akuza ndaj tij.
Krahas akuzave për përfaqësues të pushtetit, deputeti Agron Shehaj vijon të ekspozojë me mburrje pasuritë e paluajtshme, duke sfiduar shqiptarët dhe sidomos SPAK-un Në një video ku shfaqet duke akuzuar Taulant Ballën për një pasuri të pretenduar të fshehur prej tij, Shehaj thotë se ndodhej një ballokonin e apartamentit të tij, me vendodhje pranë Stadiumit Air Albania, i cili sipas tij kushon rreth 2 milionë euro.
Por kur e ka blerë, sa e ka deklaruar dhe si e justifikon Agron Shehaj apartamentin, të cilin bosi i call centrave thotë se kushton rreth 2 milionë euro? Shehaj thotë se apartamentin, të cilin e vlerëson vetë sot rreth 2 milionë euro, e ka blerë në janar të vitit 2019 për 729 mijë euro. Si burim për blerjen e pasurisë së paluajtshme, Shehaj deklaron të ardhura nga bizneset e tij.

Vlera e apartamentit është rritur 270 % nga viti 2019, duke ngritur dyshime për pastrim të mundshëm parash, pasi sipas të dhënave zyrtare vlera reale e apartamenteve në Tiranë është rritur mesatarisht me rreth 85% deri në 151% nga viti 2019 deri në vitin 2026. Megjithatë, kjo diferencë duket modeste me një tjetër ‘goditje’ të Agron Shehajt, i cili bleu në Itali një vilë, në vitin 2019, për 2.9 milionë euro, të cilën e shiti në vitin 2025 për 15 milionë euro, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash, duke shtuar edhe pretendimet se vila figuron ende në emrin e tij.
Agron Shehaj kallëzohet për mashtrim dhe krim kompjuterik, si ia bëri ‘golin’ 300 mijë euro italianit
Deputeti Agron Shehaj është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës për mashtrim, zhvatje dhe krim kibernetik. Edhe pse Agron Shehaj është subjekt i SPAK-ut për shkak të statusit të deputetit, ai është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga shtetasi italian, Ivo Angelo Monzani, i cili akuzon Shehajn për skemë mashtrimi dhe zhvatje pasurie në bashkëpunim me Lulzim Shehajn dhe Albion Agajn. Në materialin kallëzues, Monzani shpjegon se si Shehaj i ka bërë një ‘gol’ 300 mijë euro përmes një skeme mashtrimi dhe keqpërdorimit të besimit.

Shtetasi italian Ivo Angelo Monzani thekson se është kontaktuar nga Agron Shehaj për shërbime reklamimi në Google, duke i kërkuar të dhënat e kompanive të tij, pasi kompanitë e Shehaj ishin pezulluar për shkelje të kushteve të përdorimin dhe nuk mund të kryenin marketing në emrin e tyre. Ndërkaq, sipas Monzanit faturat e Google ishin rritur 300 mijë euro përtej parashikimit, kosto për të cilën Shehaj i ksihte premtuar se do t’i kthehej.