Kryedemokrati Sali Berisha kundërshtoi ashpër nga foltorja e Kuvendit projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2027 duke theksuar se rëndojnë koston e jetesës së qytetarëve. ‘Paketë e pamëshirshme. Ju vendosët të fusni duart e zeza në xhepat e shqiptarëve. Ju vendosët të falimentoni mijëra biznese duke i futur në TVSH. Ju vendosët, me një të rënë të lapsit, të përzini dhe të godisni çdo investitor që s’ka pse të vijë këtu të paguajë 15% për dividendin, kur shkon në një vend tjetër ku nuk paguan fare taksë mbi dividendin. Ju godisni profesionet e lira, që fituan në Gjykatën Kushtetuese, dhe ju ua rritët TVSH-në në 21%. Këto paguhen nga shqiptarët. Cinikë deri në ekstrem!’